I doli kundër Ramës/ Deputetja Koçeku denoncon fushatën e sulmeve nga patronazhistët: Nuk do ta dorëzoj mandatin

I doli kundër Ramës/ Deputetja Koçeku denoncon fushatën e sulmeve nga patronazhistët: Nuk do ta dorëzoj mandatin

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku deklaron se prej disa ditësh është vënë në shënjestër të një fushate të organizuar sulmesh në rrjetet sociale, pas largimit të saj nga Partia Socialiste dhe vijimit të mandatit si deputete e pavarur. Përmes një reagimi publik, Koçeku shprehet se përballet me profile të rreme, të cilat i kërkojnë të dorëzojë mandatin, por thekson se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Sipas saj, pas këtyre sulmeve qëndron një “ushtri virtuale patronazhistësh”, të cilën e lidh me funksionarë të administratës shtetërore. Ajo pretendon se bashkitë janë shndërruar në qendra të koordinimit të këtyre profileve, të cilat ushtrojnë presion të vazhdueshëm ndaj zërave kritikë të qeverisë. Reagimi i saj: “Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e...