Heshtja intelektuale që po bëhet aleate me regjimin

Heshtja intelektuale që po bëhet aleate me regjimin

Heshtja intelektuale që po bëhet aleate me regjimin Nga Ndriçim KULLA Indiferentizmi i intelektualit shqiptar sot nuk është një boshllëk i zakonshëm, as një lodhje e përkohshme e mendjes përballë realitetit, por një gjendje e strukturuar, pothuajse një mënyrë ekzistence që është ngulitur në ndërgjegje si një ligj i pashkruar. Ai nuk paraqitet si mungesë e dijes, as si paaftësi për të kuptuar; përkundrazi, ai lind në një terren ku dija është e pranishme, ku faktet janë të njohura, ku anomalitë sociale dhe politike janë të dukshme deri në banalitet. Dhe pikërisht këtu qëndron absurdi: sa më e qartë bëhet panorama, aq më i paqartë bëhet reagimi. Në një shoqëri ku gjysma e popullsisë është shpërngulur, jo si zgjedhje e lirë, por si një ikje...