Hapja e Konsullatës në Luginën e Preshevës, Spahiu: Akt historik dhe patriotik i diplomacisë shqiptare

Hapja e Konsullatës në Luginën e Preshevës, Spahiu: Akt historik dhe patriotik i diplomacisë shqiptare

Marrëveshja parimore mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc dhe një konsullate serbe në Shkodër ka ndezur debat në Shqipëri, ndërsa në Shkodër nuk kanë munguar as protestat kundër kësaj nisme. Për analistin Kreshnik Spahiu, megjithatë, hapja e konsullatës shqiptare në Luginën e Preshevës përbën një fitore historike dhe patriotike të diplomacisë shqiptare dhe kundërshtimet ndaj saj janë të pabazuara. “Debati është i ligjshëm por shpesh i paargumentuar. Me mijëra qytetarë flasin pa lexuar ligjin apo parimet e hapjes së konsullatave. Ato janë ekzistenca e një numri emigrantësh, minoriteti me etnitet ndryshe, interesi i marrëdhënieve ndërkufitare, tregtare, ekonomike, kulturore etj. SHBA nuk kanë pakica në Kinë por kanë dhjetëra konsullata. Turqia ka 14 konsullata në Gjermani po jo se ka...