“Greqia të na kërkojë falje për masakrat”, Beleri debat me Arapin: S’ka pasur gjenocid

“Greqia të na kërkojë falje për masakrat”, Beleri debat me Arapin: S’ka pasur gjenocid

Floriar Arapi tha se mes shqiptarëve dhe grekëve, si dy popujt më të vjetër të rajonit, duhet që marrëdhëniet të ishin shumë më të mira. “Megjithatë kemi një numër problemesh të ngritura ndërmjet njëri-tjetrit. Kemi një gjenocid të vitit 1912 të panjohur nga Greqia që është bërë ndaj Shqipërisë. Kemi një numër masakrash të mëdha, nga viti 1912 deri 1945 dhe pastaj kemi si përfundim kompletimin e spastrimit etnik të shqiptarëve myslimanë në Greqi në vitin 1945, çështjen e Çamërisë”, tha Arapi në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN. “Çfarë mendimi ka zoti Beleri në lidhje me këtë pjesë dhe a duhet Greqia t’i kërkojë falje Shqipërisë për këto dy gjenocide të mëdha që ka bërë ndaj Shqipërisë dhe masakra të tjera?”....