Gogu në Komisionin e Ligjeve: Politika penale hyn në fazën e matjes së rezultateve
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu paraqiti sot në Komisionin e Ligjeve Rekomandimet Prioritare 2026 në luftën kundër kriminalitetit. Gjatë prezantimit, ai theksoi se risia kryesore e këtij viti është metodologjia e re për vlerësimin dhe monitorimin e zbatimit të rekomandimeve, e cila synon ta zhvendosë politikën penale nga niveli i deklarimit në nivelin e rezultateve të matshme. Sipas Ministrit, prioritetet kryesore për vitin 2026 përfshijnë luftën kundër krimit të organizuar, hetimin financiar paralel, krimin kibernetik, veprat penale zgjedhore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e bashkëpunimit institucional. Ai nënvizoi se politika penale nuk duhet ngatërruar me ndërhyrjen në hetime konkrete dhe se pavarësia e institucioneve të drejtësisë mbetet parim themelor i shtetit të së drejtës. Ministri theksoi gjithashtu se rekomandimet lidhen drejtpërdrejt me...
Burimi:
javanews.al