Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti Meta mbetet në burg
Këtë të hënë, 11 maj, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mbajt seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Gjykata refuzoi kërkesën e Metës, i cili përmes avokatit kërkoi ndryshim të masës së sigurimit personal. “Mbrojtja nuk paraqiti asnjë provë se çfarë ka ndryshuar, por vetëm argumente të përgjithshme. Mbrojtja ju referua vendimit unifikues të 4 majit. Nëse nuk ka asnjë rrethanë që ka zbutur nevojat e sigurimit, apo dyshimin e arsyeshëm ne mendojmë se nuk ka asnjë rrethanë të ndryshuar. Veprimtaria kriminale për të cilën akuzohet i pandehuri Ilir Meta shtrihet nga 2009 deri ne 2017 dhe për veprën e “deklarimit të rremë” është akuzuar vetëm njëherë. Një periudhë e gjatë kohore. Ne mendojnë se...
Burimi:
vizionplus.tv