“Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për lirimin e Veliajt”/ Ndreca: Nëse e rrëzon kërkesën, e dërgojmë në Strasburg!

“Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për lirimin e Veliajt”/ Ndreca: Nëse e rrëzon kërkesën, e dërgojmë në Strasburg!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të pranojë kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në një studio televizive Ndreca u shpreh se në këtë mënyrë, Kushtetuesja i jep efektivitet vendimit të saj të mëparshëm për ta rikthyer kryebashkiakun Veliaj në detyrë. “Ne shpresojmë shumë që jo vetëm për këtë rast, por për çdo rast, madje përtej rastit individual, ne si vend duhet të ndalojmë proceset brenda sistemit tonë në mënyrë që të tregojmë pjekuri institucionale dhe pjekuri të procesit gjyqësor. Në rastin e zotit Veliaj, ne shpresojmë shumë dhe duhet me patjetër, ashtu si në rastin e parë, Gjykata Kushtetuese e tregoi pjekurinë e vet institucionale dhe ndërhyrjen...