Gazi lotsjellës ndaj protestuesve, Lamallari: I certifikuar nga kompanitë prodhuese, protesta me mercenarë të paguar
Lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit për të neutralizuar dhunën e protestuesve janë të gjitha të certifikuara, tha ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në Kuvend. Ai tha se protesta po bëhet nga mercenarë të paguar dhe i bëri thirrje opozitës të largojë prej saj njerëzit me kapuçë. “Janë të certifikuara nga kompanitë prodhuese dhe përdoren nga BE dhe SHBA. Kishte lezet partia e molotovarëve se u dilte përballë, por tani që hedhin gurin dhe fshehin dorën si skuthë që pretendojnë se protesta mund të bëhet me mercenarë të paguar. Të flasë për policinë dhe gardën që s’kanë krahasim me atë që gjetëm në 2013. Largoni njerëzit me kapuçë që aty para se t’i largojë policia! S’keni asnjë të drejtë të pretendoni se përfaqësoni njerëzit...
Burimi:
sot.com.al