Fshirja e artikujve, precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri

Fshirja e artikujve, precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri

Fshirja e artikujve, precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri Gjykata urdhëron fshirjen e artikujve ndaj 10 mediave. Vendimi i pazakontë pa praninë e palëve ngre shqetësime për censurë dhe lirinë e medias, ndërsa biznesmeni Dionis Teqja kërkon edhe 680 mijë euro dëmshpërblim. Me një vendim të pazakontë për praktikën gjyqësore shqiptare, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë urdhëroi fshirjen e artikujve të publikuar nga të paktën 10 media online, pa praninë e palëve në seancë dhe përpara se çështja të shqyrtohej në themel. Vendimi nuk kërkon korrigjimin apo ndryshimin e titujve të konsideruar “denigrues”, por kërkon heqjen e plotë të materialeve nga portalet dhe bllokimin e aksesit publik ndaj tyre deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Pikërisht ky element po...