Financimin e partive politike në Shqipëri, OHDIR: Rregulla më të qarta për donacionet
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar një opinion të ndërmjetëm mbi projektligjin e ri për financimin e partive politike në Shqipëri. Në opinion thuhet se Projektligji i Shqipërisë për Financimin e Partive Politike (“Projektligji”) ofron një kuadër të detajuar për rregullimin e financimit të partive politike, duke përfshirë të ardhurat e partive politike, burimet e financimit, si dhe shpenzimet, raportimin, publikimin, mbikëqyrjen dhe sanksionet. Në këtë drejtim, OHDIR vlerëson se objektivi i Projektligjit për të konsoliduar dhe zhvilluar më tej rregullimin e financimit të partive politike në Shqipëri, i cili aktualisht trajtohet në Ligjin për Partitë Politike dhe në Kodin Zgjedhor, është për t’u mirëpritur. ODIHR thekson se ligji duhet të jetë në përputhje të plotë me Kodin...
Burimi:
zeri.ai