“Evi Kokalari më ka kërcënuar”/ Bejko: Kush është kjo që kërkon të marrë PD-në? S’ka asnjë kontribut
Politologu Roland Bejko thotë se ka marrë mesazhe kërcënuese nga aktivistja Evi Kokalari, e cila është përjashtuar nga gara për kreun e PD. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se kërcënime të tilla si; do të degjeneroj, apo ta tregoj unë kur të marr drejtimin e PD, nuk ka marrë as nga Sali Berisha. Bejko shtroi pyetjen se çfarë kontributi ka Kokalari, e cila kërkonte të merrte drejtimin e PD. “Sapo marr mesazh kërcënues nga Evi Kokalari. Kam qenë në një portal,. kërcënon se do më degjenerojë publikisht. Fyerje dhe kërcënime të tilla nuk kam marrë ndonjëherë. Vura re që kisha folur shumë mirë me ty. Kjo ka dërguar mesazh, mediokër, mos u merr me mua. Politika shqiptare...
Burimi:
javanews.al