“Edi Rama, është kreu i organizatës kriminale shtetërore”/ Dekoroi ish-deputetin Çyrbja, reagon Berisha: Motoja e…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dekoratës që i është dhënë nga Edi Rama ish-deputetit të PS-së në Durrës, Jurgis Çyrbja, i cili u dënua me 2 viteburg për nxjerrje të sekreteve shtetërore, përkrahje të personave në kërkim dhe korrupsion aktiv elektoral. Në një psotim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, tani motoja e re e Edi Ramës dhe PS-së është vdekje ligjit dhe nder krimit. “Rama dekoroi sot deputetin Çyrbja, bashkëpunëtor i vrasësit Altin Hajri. Nder krimit, vdekje ligjit-motoja e re e Partisë Socialiste. Të dashur miq, nën moton ‘kriminelë të të gjitha llojeve bashkohuni rreth partisë se krimit’, Edi Rama i dorëzoi sot, me dorën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, dekoratën e mirënjohjes të dënuarit nga drejtësia si bashkëpunëtor...
Burimi:
sot.com.al