Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!
Shtohet numri i Bashkive që janë kundër reformës Territoriale të propozuar nga PS për shkrirjen e 15 institucioneve vendore. Edhe në qytetin e Cërrikut ka nisur firmosja e një peticioni kundër propozimit për riorganizimin e ri territorial. Banorët kundërshtojnë bashkimin e Cërrikut me Bashkinë Elbasan, duke kërkuar që qyteti të vijojë të funksionojë si bashki më vete. Sipas organizatorëve, peticioni do t’u përcillet institucioneve vendase, si dhe atyre ndërkombëtare, në kuadër të kundërshtimit të ndarjes së propozuar territoriale. Në qarkun e Elbasanit, Partia Socialiste ka propozuar shkrirjen e tre bashkive. Sipas propozimit, Cërriku dhe Belshi do t’i bashkohen Elbasanit, ndërsa Përrenjasi do të bashkohet me Librazhdin. Propozimet kanë hasur kundërshtime nga qytetarët në disa bashki të qarkut. Ndërkohë, vetë bashkitë kanë nisur zhvillimin e dëgjesave...
Burimi:
javanews.al