Dosja Balluku, Braho: Çdo vendim do të varet nga provat e reja

Dosja Balluku, Braho: Çdo vendim do të varet nga provat e reja

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se hetimet ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku vijojnë dhe se, për shkak të fazës hetimore, nuk mund të bëhen publike detaje të tjera mbi çështjen. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Braho bëri të ditur se dosja po hetohet nga një grup i përbërë nga nëntë oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe dy prokurorë, duke e cilësuar atë si një çështje prioritare për institucionin. Ai theksoi se hetimet po vazhdojnë sipas afateve procedurale dhe se çdo vendimmarrje e ardhshme do të varet nga provat dhe zhvillimet e reja që mund të dalin gjatë procesit. “Kjo është një çështje nën hetim dhe nuk mund t’ju jap detaje. Është një çështje prioritare, një grup prej nëntë oficerësh dhe dy prokurorësh po...