Dita e 55-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve
Kjo e premte shënon ditën e 55-të të tubimit antiqeveritar. Protestuest janë duke u mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas marshimi do të vijojë drejt selisë së qeverisë. Pjesmarrësit do të përsëritin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Po ashtu një tjetër kërkesë është anulimi i ligjeve që lidhen me mjedisin si dhe investimet strategjike. Protesta do të vijojë me kalimin në disa nga rrugët kryesore të Tiranës.
Burimi:
vizionplus.tv