Diplomohen 67 oficerë të rinj nga Akademia e FA, Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm këtë të mërkurë, 22 korrik, në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura. Të pranishëm ishin dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro. Fillimisht e mbajti fjalën Nufi, i cili vlerësoi përfundimin e kursit 1-vjeçar nga 67 oficerët e rinj, mes tyre 10 nga Kosova, duke theksuar rëndësinë e Akademisë së Forcave të Armatosura në përgatitjen e brezit të ri të ushtarakëve. “67 oficerë të rinj, 10 prej të cilëve nga Kosova, i uroj sot përzemërsisht për përfundimin me sukses të kursit 1-vjeçar të përgatitjes së oficerëve. Kjo ditë është një ditë e veçantë për Akademinë e...
Burimi:
javanews.al