“Digjitalizuam kadastrën”/ Rama: Në 2028 vëmë në punë teknologjinë për prokurimet publike

“Digjitalizuam kadastrën”/ Rama: Në 2028 vëmë në punë teknologjinë për prokurimet publike

Në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, Kryeministri Edi Rama vlerësoi arritjet e digjitalizimit, duke theksuar se faza e re e ndërtimit të sistemit do t’i japë fund përfundimisht makthit të kadastrës. Ai njoftoi se Shqipëria po punon me gjigandët e teknologjisë për të integruar inteligjencën artificiale në prokurimet publike, projekt i cili do të testohet vitin e ardhshëm për të hyrë në punë në vitin 2028. Sipas kryeministrit, ky sistem i ri do të eliminojë plotësisht problemet me fondet publike dhe tenderat, pasi përmirësimet e qëndrueshme vijnë vetëm përmes teknologjisë. Rama mori si shembull pozitiv edhe Maturën Shtetërore, ku falë ndryshimeve u shmangën të gjitha problematikat e viteve të kaluara. “Digjitalizimi bëri që të hiqet një copë letër. Pushimet e emigrantëve ishin...