Dhunoi protestuesit në Zvërnec, arrestohet punonjësi i policisë private. Rama: Nesër do flas për ngjarjen dhe projektin

Dhunoi protestuesit në Zvërnec, arrestohet punonjësi i policisë private. Rama: Nesër do flas për ngjarjen dhe projektin

Një ditë pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një dalje publike për projektin që pritet të ndërtohet në këto troje. “Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura....