Dhuna në protestën në Zvërnec, Ina Zhupa: Banditë me kapuçë të zinj i hodhën spray protestuesve e policëve!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është shprehur se pushteti politik në Shqipëri i shërben banditëve.Komentet Zhupa i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku komentoi mbi dhunën e ushtruar nga rojet privatë ndaj qytetarëve. Zhupa tha se banditë me maska dhunuan, tërhoqën zvarrë dhe hodhën spraj me piper ndaj qytetarëve, ndërkohë që sipas deputetes, efektivët e Policisë së Shtetit nuk ndërmorën asnjë veprim. “Shteti ka degraduar, kur pushteti haptazi i shërben banditëve të tij. Banditë të veshur me kapuçë të zinj, të cilët tërhoqën zvarrë qytetarët shqiptarë protestues. Këtu po të ndërtosh një derë në kasollen e dhive, të shikon shteti, ndërkohë që të vendosësh tela me gjemba në zonën e mbrojtur, nuk të shikon shteti. Ndërkohë që i hodhën spray policisë dhe...
Burimi:
javanews.al