‘Ishte kënaqësi të gatuaja për kryeministrin’/ Kuzhinieri i njohur pozon krah Ramës

‘Ishte kënaqësi të gatuaja për kryeministrin’/ Kuzhinieri i njohur pozon krah Ramës

Kuzhinieri i njohur Apostolos Topalli ka publikuar një foto krah kryeministrit Edi Rama, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Pogradec. Në postimin e tij në Facebook, Topalli ka shprehur kënaqësinë për mundësinë për të gatuar për kryeministrin. “Ishte kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”, shkruan ai krahas fotografisë. Rama ndodhet në Pogradec për takimet e punës me kabinetin qeveritar, pas takimit të zhvilluar një ditë më parë me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Gjatë takimit të djeshëm, kryeministri prezantoi edhe platformën e re “Pasqyra Albania”, e cila synon të modernizojë platformën “Bashkëqeverisja” dhe të fokusohet te evidentimi dhe zgjidhja e problematikave të qytetarëve. Platforma do të ketë dy seksione. I pari, “Flamingo Mirror”, do...