“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi viktimat e internimit nga regjimi komunist në Lushnjë, nga ku bëri thirrje për ruajtje të kujtesës për ta kthyer atë si një mësim për brezat e ardhshëm. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, Kreu i Shtetit vendosi kurorë lulesh në Memorialin e Përndjekjes Politike në Lushnje, si dhe vizitoi barakat e kampit në Savër, një nga qendrat më të mëdha të internimit në Shqipëri. Në prani të ish-të internuarve, ish-të përndjekurve politikë, familjarëve të viktimave të internimit, studiuesve dhe shkrimtarëve, Presidenti i Republikës u shpreh se kujtesa është detyrim për shoqërinë shqiptare, pasi dëshmon qëndresën dhe dinjitetin e burrave dhe grave që sfiduan regjimin dhe përballuan padrejtësitë absurde të sistemit. “Ajo që na...
Burimi:
javanews.al