“Kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin”- Rama në Pogradec, Topalli i publikon foton pas darkës! Postimi i kuzhinierit të njohur
Kuzhinieri i njohur Apostolos Topalli ka ndarë një foto ku shihet krah kryeministrit Edi Rama në Pogradec. Krahas fotos së postuar në rrjetin social Facebook, Topalli shkruan: “Ishte kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”. Kreu i qeverisë ndodhet në Pogradec, ku sot zhvillon takim edhe me ministrat, ndërsa ditën e djeshme me kryetarët e komisioneve dhe drejtuesit e qarqeve. Dje Rama foli për “Pasqyra Albania”, e cila do të jetë një modernizim i platformës së “Bashkëqeverisjes” me dy seksione. I pari do të quhet “Flamingo Mirror”, nga ku do të mbërrijnë sinjalizime me ndjeshmëri dhe shqetësime të përditshme të qytetarëve. Pjesa tjetër e platformës do të quhet “Radar”, nga ku do të mblidhen të gjitha shqetësimet, të cilat do të gjurmohen brenda...
Burimi:
javanews.al