“Pasqyra Albania, mashtrim i Ramës”, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni nuk do të ndryshojnë. Kjo është qeveria Balluku
Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi se platforma për adresimin e problemeve që kryeministri Edi Rama shpalli në Pogradec me emrin “Pasqyra Albania”, është një mënyrë e re për të mashtruar qytetarët. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha theksoi se nëse ka dicka që nuk ndryshon në qeverinë e socialistëve është korrupsioni. “Pasqyra e Edi Ramës është mashtrimi i fundit i tij sepse siç e shihni është i rrënuar, besoj se e keni parë. Nuk ka. Është i rrënuar. E vërteta, duhet ta pranojmë, se kjo protestë ia ka gërryer shpirtin, e ka boshatisur, e ka zvetënuar. Por do vjedhin. Prapë është vjedhja. 6 milionë vodhën për Diellën, edhe këtu do vjedhin nja 4-5 milionë. Vjedhja nuk ka të ndalur aty. E vetmja gjë që...
Burimi:
vizionplus.tv