“Më duhen 100 mijë euro”, i moshuari bie në grackën e grabitësve, mendoi se po i jepte para borxh biznesmenit të njohur
Një ngjarje e denjë për skenar filmash ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, ku një 70-vjeçari i janë marrë 100 mijë euro përmes mashtrimit. Bëhet me dije se 70-vjeçari, i cili kishte një pikë këmbimi valutor, ka pasur një takim të papritur nga i “dërguari” i mikut të tij, i cili i ka kërkuar 100 mijë euro borxh. Sipas burimeve, 70-vjeçari ka njohje të ngushta me biznesmenin Bashkim Ulaj dhe pikërisht emri i këtij të fundit ka bindur të moshuarin që t’i japë personit që iu paraqit në pikën e këmbimit valutor 100 mijë euro. Para dorëzimit të parave, 70-vjeçari ka pasur edhe një bisedë me video-thirrje me një person në anën tjetër të telefonit, i cili, i krijuar me inteligjencë artificiale, bindi...
Burimi:
vizionplus.tv