Tragjike! Mbytet 19-vjeçari në plazhin e Shëngjinit
Një 19-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur mesditën e kësaj të hëne në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja është shënuar rreth orës 13:00, teksa i riu, i identifikuar me inicialet Sh. S., ishte duke u larë në det. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv