Puna e turneve të natës, studimi: Çfarë i ndodh trupit kur ora biologjike çrregullohet
Puna gjatë natës nuk ndikon vetëm te gjumi dhe ritmi biologjik i organizmit, por mund të shoqërohet edhe me ndryshime metabolike që rrisin rrezikun kardiometabolik. Një studim i ri europian, i publikuar në European Journal of Public Health, ka analizuar 860 punonjës në Suedi, Spanjë dhe Danimarkë, duke krahasuar ata që punojnë gjatë natës me personat që punojnë vetëm gjatë ditës. Sipas rezultateve, punonjësit e turneve të natës kishin mesatarisht tension më të lartë sistolik dhe indeks më të lartë të masës trupore. Ata rezultuan me 38% më shumë gjasa për të zhvilluar hipertension dhe 37% më shumë gjasa për të qenë mbipeshë ose obezë. Këto lidhje mbetën të dukshme edhe pasi u morën parasysh faktorë si mosha, gjinia, aktiviteti fizik, duhani, alkooli dhe ushqyerja....
Burimi:
vizionplus.tv