Shitet topi i ‘Dorës së Zotit”, blihet në ankand 2.9 milionë euro topi i golave legjendarë të Maradonës

Shitet topi i ‘Dorës së Zotit”, blihet në ankand 2.9 milionë euro topi i golave legjendarë të Maradonës

Topi i golit të famshëm “Dora e Zotit” shënuar nga Maradona në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986 midis Argjentinës dhe Anglisë,  u shit në një ankand në dallas për 2.9 milion euro. Me këtë top në stadiumin Azteka në Meksike, legjenda e futbollit argjentinas shënoi dy golat ndër më të famshmit e historise së futbollit botëror, njeri i shënuar me dorë, episod që nuk u pa nga gjyqtarët dhe tjetri kur Maradona dribloi i vetëm  nga mezi i fushës disa lojtarë para se të shënonte. Topi i dy golave legjendare  ishte mbajtur për 36 vjet nga gjyqtari tunizian Ali Bin Nasser përpara se të ndërronte pronar në Londër në vitin 2022 për afërsisht 2.3 milionë euro. Më herët fanella e veshur nga Maradona po në këtë ndeshje u shit...