Bankers sërish nën lupë/ Kontratë e re për stafin, në mes të dosjes së madhe për taksat

Bankers sërish nën lupë/ Kontratë e re për stafin, në mes të dosjes së madhe për taksat

Një zhvillim i ri rikthen në vëmendje mënyrën se si Bankers Petroleum Albania kontrakton shërbime përmes kompanive të treta, ndërsa vetë kompania është prej kohësh nën hetim për një dosje të rëndë fiskale. Sipas një raportimi të publikuar sot nga Kapitali.al, Bankers ka nënshkruar në fillim të këtij viti një kontratë për rekrutimin e stafit me kompaninë shqiptare Bloom, me seli në Fier. Raportimi pretendon se kontrata është firmosur nga drejtori ekzekutiv i Bankers, Luntao Chen, dhe se shërbimi i rekrutimit të punonjësve i është kaluar kompanisë së tretë kundrejt pagesës. DOSJA E BANKERS Çështja merr peshë për shkak të hetimit penal që ka përfshirë më herët Bankers Petroleum. Prokuroria e Fierit ka bërë publik se hetimi ndaj kompanisë nisi pas një referimi nga Hetimi...