Dervishi ‘thumbon’ Berishën: Në këto tre javë është protestuar sa opozita në tre mandate!

Dervishi ‘thumbon’ Berishën: Në këto tre javë është protestuar sa opozita në tre mandate!

Gazetari Lutfi Dervishi duke komentuar protestën qytetare, që këtë të enjte hyri në ditën e 19-të të saj, theksoi se në këto tre javë është protestuar sa për tre mandate nga ana e opozitës Sipas Dervishit përpos mesazhit për qeverinë, protestuesit po i japin një mesazh edhe opozitës, partive të vjetra apo të reja, tek të cilat nuk ndihen të përfaqësuar. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Dervishi e cilësoi metaforikisht protestën si “banka e zemërimit”, ku çdokush ka hedhur monedhat e tij, duke krijuar një kapital që s’mund të shpërfillet. “19 ditë protestë. Ky është një rekord në historinë e shtetit shqiptar. 19 ditë protestë e vazhdueshme, e pandërprerë, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Masiviteti, përbërja, të rinjtë, energjia...