Demokratët e pritën tërë ditën, Rama shkoi pas mesnate në Kuvend. Miratohet akti normativ për uljen e akcizës
Pas një seance maratonë të shoqëruar me diskutime dhe debate të forta, Kuvendi ka miratuar disa projektligje dhe vendime të rëndësishme, ndërsa tensionet mes mazhorancës dhe opozitës dominuan zhvillimet parlamentare. Në procesin e votimit ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili më herët ishte thirrur në një interpelancë nga deputetët e Partisë Demokratike. Refuzimi që interpelanca të zhvillohej drejtpërdrejt me kreun e qeverisë ndezi përplasjet në sallë, ku opozita kërkoi edhe dorëheqjen e kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke e akuzuar se nuk po respektonte rregulloren dhe Kushtetutën. Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, seanca plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, pas ndarjes së tij nga jeta. Më pas u miratua procesverbali i seancës...
Burimi:
javanews.al