‘Deklaratat e Ramës për Raportin e PE’, Bardhi: PE mbështet kërkesat e protestuesve dhe bën thirrje për të shfuqizuar ndryshimet në ligjin…

‘Deklaratat e Ramës për Raportin e PE’, Bardhi: PE mbështet kërkesat e protestuesve dhe bën thirrje për të shfuqizuar ndryshimet në ligjin…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me Raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke theksuar se eurodeputetët kanë mbështetur kërkesat e protestuesve dhe kanë kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura. Në një deklaratë publike, Bardhi u shpreh se Parlamenti Europian “flet me një zë të unifikuar me qytetarët shqiptarë që protestojnë prej ditësh”, duke kërkuar heqjen e dispozitave të papajtueshme të ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesat e kahershme të institucioneve europiane dhe kriteret e Kapitullit 27 të negociatave me BE-në. Sipas Bardhit, amendamenti shtesë i miratuar nga Parlamenti Europian në Raportin për Shqipërinë shpreh shqetësim serioz për zhvillimet brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë...