“Nuk ka regjim brenda PS-së”/ Rama reagon pas protestave për Territorialen: Djegia e teserave të partisë, akt i turpshëm
Edi Rama, pamje nga protesta në Poliçan TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debateve dhe protestave që kanë shoqëruar propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Administrativo-Territoriale. Ai e ka cilësuar si një "akt të turpshëm" djegien e kartave të anëtarësisë së PS-së nga disa socialistë në Poliçan, të cilët kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë. Duke përjashtuar atë që ndodhi në Poliçan, Rama shprehet se çdo kritikë apo reagim ndaj reformës është jo vetëm normal, por edhe i mirëpritur. Sipas tij, është e natyrshme që kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë të paraqesin me shkrim qëndrimet e tyre, ndërsa ata që kundërshtojnë reformën mund të protestojnë në mënyrë paqësore, për sa kohë nuk bllokojnë rrugët dhe nuk pengojnë qytetarët e tjerë. Në reagimin e tij, Rama...
Burimi:
zeri.ai