Superoperacioni i policisë në Tiranë, Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël, arreston dy persona, sekuestrohet kokainë e automjet luksoz

Superoperacioni i policisë në Tiranë, Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël, arreston dy persona, sekuestrohet kokainë e automjet luksoz

Një operacion i gjerë i Policisë së Shtetit, i zhvilluar në Tiranë, Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël, ka çuar në arrestimin në flagrancë të dy personave, ndërsa janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një armë e ftohtë dhe një automjet luksoz. Kontrollet u realizuan nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë publike dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Komunikimi i Drejtorisë Vendore e Policisë TiranëVijojnë kontrollet intensive në terren për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë.Kontrolle edhe në rrethin e Krujës.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz.Forca e Posaçme...