Serbia arreston në kufi me Hungarinë një burrë nën dyshimin për krime lufte
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi më 2 gusht se në pikëkalimin kufitar me Hungarinë, Horgosh, e ka arrestuar një person të identifikuar me inicialet M.M., i lindur më 1981, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krim lufte kundër popullsisë civile”. MPB-ja serbe nuk bëri të ditur emrin e plotë dhe as shtetësinë e të arrestuarit.Sipas njoftimit, ai dyshohet se më 26 korrik 1999, në fshatin Kllobukar të Kosovës, kishte “kryer krim lufte ndaj dy personave me inicialet T.S. dhe S.S”.Autoritetet serbe thanë se arrestimi u krye nga pjesëtarë të Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Shërbimin për Luftimin e Terrorizmit dhe Policinë Kufitare.Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës,...
Burimi:
syri.net