Të paktën tre të vrarë dhe 21 të plagosur nga shpërthimi në një restorant në Moskë

Të paktën tre të vrarë dhe 21 të plagosur nga shpërthimi në një restorant në Moskë

Autoritetet ruse thanë të dielën se një mjet i improvizuar shpërtheu në një restorant në qendër të Moskës në mbrëmje, duke vrarë të paktën tre njerëz dhe duke plagosur 21 të tjerë, ndërsa hetuesit po punojnë për të përcaktuar se kush qëndron pas sulmit. Komiteti Kombëtar Kundër Terrorizmit tha se mjeti shpërtheu në një restorant në sheshin “Kudrinskaja”, pranë qendrës së kryeqytetit rus, rreth orës 20:00 të shtunën. Sipas këtij komiteti, mes viktimave ishin një grua që dyshohet se solli mjetin shpërthyes në restorant, një roje sigurie që e ndaloi atë të hynte dhe një nga mysafirët e restorantit. Disa burime kanë raportuar se numri i të vdekurve ka arritur në pesë, por autoritetet ruse ende nuk e kanë konfirmuar këtë. "Në një restorant u...