Zjarr në malin e Çikës, flakët i afrohen fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarr në malin e Çikës, flakët i afrohen fshatit turistik të Dhërmiut

Flakët po përpijnë malin e Çikës, në zonën mes Dhërmiut dhe Himarës Banorët kanë ngritur alarmin pasi zjarri vijon përhapjen e zjarrit në terrenin malor. Ata thonë se vatrat kanë qëndruar aktive gjatë gjithë ditës dhe po zgjerohen me shpejtësi. Në faqen e malit dallohen disa vatra zjarri. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme.