Kryeministri Rama: Nis restaurimi i filmit ikonik “Dimri i Fundit”
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar se ka nisur procesi i restaurimit të filmit ikonik shqiptar “Dimri i Fundit”, një prej veprave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama e cilësoi restaurimin si rikthimin në jetë të një tjetër “guri të çmuar” të trashëgimisë kinematografike shqiptare. Sipas tij, procesi po realizohet në studion e restaurimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, me synimin për të ruajtur dhe rikthyer në cilësinë më të mirë një nga filmat më të rëndësishëm të kinemasë shqiptare. “Një tjetër gur i çmuar i kinematografisë shqiptare po rikthehet në jetë. Ka nisur procesi i restaurimit të filmit ikonik ‘Dimri i Fundit’, punë e kujdesshme që po realizohet në studion e restaurimit të Arkivit...
Burimi:
javanews.al