Deklarata e fortë e Ilir Kullës: Ekziston një listë e zezë me emra nga politika, biznesi dhe krimi

Deklarata e fortë e Ilir Kullës: Ekziston një listë e zezë me emra nga politika, biznesi dhe krimi

Ndërsa në vend priten lëvizje në kabinetin qeveritar dhe protesta vijon prej javësh para Kryeministrisë, analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla thotë se sfida e vërtetë për kryeministrin Edi Rama nuk është vetëm ndryshimi i ministrave, por përmbushja e detyrimeve që, sipas tij, kërkohen nga partnerët ndërkombëtarë. Kulla u shpreh se ndryshimet në qeveri mund të kenë vlerë vetëm nëse shoqërohen me veprime konkrete kundër korrupsionit, krimit dhe interesave të lidhura me pushtetin. “Çështja është që në qoftë se kryeministri vendos që disa nga gjërat për të cilat flet protesta, disa nga aspektet që ajo ngre, të fillojë t’i bëjë realitet, atëherë situata ndryshon. Partnerët ndërkombëtarë nuk i kërkojnë zotit Rama të largohet. Ata i kërkojnë të bëjë punën. Po e bëri punën, është...