Çfarë ndodhi me tenderat 210 milionë €? SPAK reagon për çështjen Balluku

Çfarë ndodhi me tenderat 210 milionë €? SPAK reagon për çështjen Balluku

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku është njohur zyrtarisht me akuzën që lidhet me disa procedura prokurimi të cilat janë nën hetim. SPAK bëri të ditur përmes një reagimi zyrtar se Balluku është thirrur për t’u njohur me akuzën, për t’u pyetur lidhur me çështjen dhe për t’i komunikuar edhe akte të tjera procedurale. Sipas Prokurorisë së Posaçme, hetimi lidhet me procedura prokurimi për projekte me vlerë të konsiderueshme financiare. Në fokus është tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, me vlerë rreth 190 milionë euro, ndërsa hetimet shtrihen edhe mbi tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, me vlerë rreth 20 milionë euro. SPAK dyshon se gjatë këtyre procedurave fituesit mund të jenë paracaktuar...