“Çdo demokrat të shkojë në protestë”, Berisha: PD mbështet plotësisht kërkesat e të rinjve

“Çdo demokrat të shkojë në protestë”, Berisha: PD mbështet plotësisht kërkesat e të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehu mbështetjen ndaj kërkesave të protestuesve që janë ngritur për çështjen e Zvërnecit. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryedemokrati u shpreh se forca politike që ai drejton do të jetë në krahë të qytetarëve. “Unë do të ndalem pak këtu për një briefing të huaj, por dhe të qytetarëve shqiptarë lidhur me pse ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara nga qytetarët me një deklaratë të tyre serioze. Ne mbështesim largimin e Edi Ramës si një armik i egër i kombit shqiptar, i demokracisë, integrimit dhe të ardhmes së Shqipërisë”, tha Berisha.  Madje Berisha kerkoi qe deputetet demokrate ti bashkohen qytetarëve. “Çdo simpatizanet i PD duhet të jetë në protestë”, shtoi Berisha.  Berisha u shpreh se forca politike që ai...