‘Çdo demokrat të mbështesë protestën’, Berisha: Aty ka dhe eksponentë të opozitës së opozitës, vegël e qeverisë!
Nga mbledhja e radhës së Këshillit Kombëtar demokrat, kreu i PD, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve të mbështesin me çdo mënyrë protestën qytetare kundër qeverisë Rama. Berisha deklaroi se narko-regjimi tashmë është demaskuar ndërkombëtarisht teksa qytetarët po bëjnë një betejë heroike çdo natë kundër diktaturës. Ai shtoi se në protestë ka dhe slogane kundër PD-së por nuk duhet të stepin asnjë demokrat. Sakaq, tha se aty ka dhe parti opozitë të opozitës, që janë vegël e qeverisë, por gjethet nuk do pengojnë të shihet trungu. Berisha: Jemi në një moment final të strukturimit të institucioneve të PD. moment nga më të rëndësishmet në historinë e PD dhe vendit. PD me finalizimin e këtij procesi vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit...
Burimi:
sot.com.al