Braçe shpërthen për çmimin e naftës: E rritën qëllimisht në kulmin e turizmit

Braçe shpërthen për çmimin e naftës: E rritën qëllimisht në kulmin e turizmit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar për rritjen e fundit të çmimit të naftës në vend, duke akuzuar kompanitë tregtare se kanë zgjedhur pikërisht fundjavën dhe kulmin e sezonit turistik për të rritur çmimet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe deklaroi se nafta po shitet aktualisht me rreth 214-216 lekë për litër, ndërsa karburanti me cilësi më të lartë arrin deri në 230 lekë për litër. Reagimi i Erion Braçes:  NAFTA KERCEU SOT NE 214-216 LEKE PER LITER; E ZAKONSHMJA KJO. NAFTA TJETER, AJO E MIRA QE NUK TE DJEG MAKINEN, NIS ME 218 DHE ARRIN NE 230 LEKE PER LITER. TREGTARET E RRITEN CMIMIN ne nisje te fundjaves, kur ndodh gjithashtu fluksi me i madh i PUSHUESVE TE KORRIKUT QE KTHEHEN...