Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin

Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin

Sali Berisha ka akuzuar deputetin socialist Ardit Bido si brejtës të arkivës së shtetit, të manipulimeve në tokat e bregut, për të cilat duhet të japë shpjegime. Në një deklaratë për mediat jashtë parlamentit, ai tha se Bido ka patur përplasje me ish-kreun e Kadastrës, të ndjerin Artan Lame. “Bido është një brejtës, është brejtësi kryesor i arkivës së shtetit, i manipulimeve në tokat e bregut. Tani Bido të japë shpjegime… Çështja 728219016AA. Ky është kodi me denoncimet e veprimeve juridike që ka shkelur Bido në arkiv. Bido ka bërë kërdinë në arkiv. Ka bërë kërdinë! Bido, tani t’u them një gjë, ka pasur një duel midis tij, shumë të fortë, midis tij dhe të ndjerit Artan Lame.  I ndjerit Artan, ju i dini deklaratat...