Kur hija e Esat Pashës rikthehet në Shkodër

Kur hija e Esat Pashës rikthehet në Shkodër

Nga Luçiano Boçi Shkodra nuk ka nevojë të mësojë historinë nga Tirana. Ajo e ka shkruar vetë. Dhe pikërisht për këtë arsye, çdo vendim që prek simbolikën e saj duhet të peshohet me shumë më tepër përgjegjësi sesa me aritmetikën e zakonshme diplomatike. Vendimi për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër është paraqitur nga qeveria si një akt normal diplomatik, madje favorizues duke gjykuar hapjen e asaj shqiptare në Bujanic. Në letër, ndoshta edhe është. Marrëdhëniet diplomatike janë pjesë e rendit ndërkombëtar. Askush nuk kundërshton dialogun mes shteteve. Por mos të harrojmë që diplomacia nuk është vetëm çështje dokumentesh. Është edhe çështje simbolesh. Dhe në Ballkan, dihet mirë se simbolet peshojnë më shumë se betoni me të cilin ndërtohen godinat. Shkodra nuk është një...