Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh. Sipas Bardhit, vendimi i Kreut të Shtetit dëshmon se janë dobësuar mekanizmat kushtetues të kontrollit dhe balancës së pushteteve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përqendrimin e pushtetit. Në reagimin e tij, Bardhi thekson se Presidenti nuk duhet të jetë një “noter” i vendimeve të qeverisë, por garant i Kushtetutës, me detyrimin për të kthyer për rishqyrtim ligjet që, sipas tij, miratohen në shkelje të procedurave kushtetuese. Deputeti demokrat pretendon se që nga marrja e detyrës, Bajram Begaj ka kthyer vetëm një ligj për rishqyrtim dhe se në raste të tjera ka dekretuar akte që...