“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

Besën e dhënë nga Edi Rama për bulevardin e flamingove, Sali Berisha e sheh si cinizëm dhe dyfytyrësi të Kryeministrit. “Një njeri që injoroi “de facto” totalisht kërkesat e ligjshme të protestuesve që po bëhen prej dy muajsh. Kërkesat më themelore të kësaj proteste janë pesë pikat, nga të cilat e para është “Edi Rama jep dorëheqjen të parevokueshme”, tha Berisha. Qasjen e PS-së për të vijuar pa konsensus me Reformën Territoriale, e konsideron provokim të Ramës: “Ai bën gjithçka për një konfrontim dhe unë ftoj qytetarët që këtë reformë kaq të rëndësishme për ata, për komunitetet e tyre, për zonën e tyre, të mos e lënë në duart e Edi Ramës, por të bashkohen me kryengritjen e përgjithshme popullore në Tiranë gjer në largimin...