Berisha uron SHBA në 250-vjetorin e Pavarësisë: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

Berisha uron SHBA në 250-vjetorin e Pavarësisë: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në reagimin e tij, Berisha e cilëson këtë ditë si një festë të madhe jo vetëm për amerikanët, por për gjithë njerëzimin që beson në liri. Berisha nënvizon se për shqiptarët, roli i SHBA ka qenë vendimtar në momente kyçe të historisë. “Sot, 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së. Të dashur miq, sot kombi i madh amerikan feston 250-vjetorin e Pavarësisë së vendit të tij. Amerikanët e festojnë këtë 250-vjetor më të lirë, më të begatë dhe më të sigurt, por edhe me një lavdi e krenari si asnjë komb tjetër. Përgjatë këtyre 250 viteve, kombi i lirë amerikan, me gjeninë e tij...