Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

Zbardhen detaje nga përleshja e përgjakshme në Burgun e Fierit një ditë më parë. Mbas incidentit me dy të dëmtuar në burgun e Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hequr nga ky burg dy të dënuar. Siç i treguan burime shumë të sigurta gazetares Anila Hoxhës, njëri prej tyre, Aldo Gjini, është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, kurse Jurgen Zotaj është dërguar nga spitali i Fierit në Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë. Në burgun e Fierit është mbajtur vetëm Denis Brajovic ose Bajri. Policia e Fierit, së bashku me Prokurorinë lokale, po kryejnë hetime për të faktuar shkaqet e përleshjes mes dy të burgosurve, që u mbyll me plagosjen e Brajovic dhe Zotaj. Janë marrë në pyetje 6 policë...