Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë dhe drejtues të sektorit të naftës u pushkatuan sepse nuk realizoheshin pritshmëritë e Enver Hoxhës!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur këtë të martë një takim me të përndjekurit politikë, në ambientet e selisë blu. Berisha iu referua represionit politik gjatë periudhës komuniste, teksa u shpreh se shumë inxhinierë dhe specialistë u përndoqën, u burgosën apo u ekzekutuan, sipas tij, jo për shkak të paaftësisë profesionale, por si pasojë e klimës së dyshimit dhe akuzave për armiqësi ndaj regjimit. Berisha: Jemi mbledhur sot për të nderuar martirizimin e elitës intelektuale të naftës, e përbërë nga atdhetarë të flaktë, nga inxhinierë të shquar, të përkushtuar, të cilët u eliminuan, u torturuan, u burgosën, u ekzekutuan vetëm e vetëm sepse shfaqën mendimin e tyre shkencor. Njerëz që i shërbyen Shqipërisë dhe kombit në një fushë strategjike të një rëndësie të...
Burimi:
vizionplus.tv