Berisha sulmon protestuesit: Ata që qajnë janë hipokritë! Le të derdhin lot krokodili…

Berisha sulmon protestuesit: Ata që qajnë janë hipokritë! Le të derdhin lot krokodili…

Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar sot edhe një herë mbështetjen e tij për investimin në Zvërnec, duke deklaruar se është dakort. Gjatë mbledhjes së grupit, kryedemokrati tha se edhe PD do të kishte pasur qëndrimin për ta zhvilluar zonën. Berisha ka pohuar se edhe ai vetë, po ashtu edhe ish-kryeministri Fatos Nano, janë marrë personalisht në të kaluarën për t’ia ofruar Sazanin investitorëve të huaj, duke theksuar se bëhet fjalë për projekte të përmasave të mëdha dhe jo investime të thjeshta. Po ashtu ai komentoi edhe thirrjet kundër për ndërtimin në Sazan, ku i cilësoi si 'hipokritë'. Sali Berisha: Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë ky, plotësisht dakord. Sepse i ka paratë. Thuhej që fondi saudit janë fondet publike të investimeve, është fond...